Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë do të jetë Ramiz Lladrovci

Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë do të jetë Ramiz Lladrovci

Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë do të jetë Ramiz Lladrovci Ish deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, i cili nuk u kandidua për një mandat tjetër, Ramiz Ladrovci, do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.

Mediat shqiptare për këtë informacion i referohen burimeve nga Kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

“Këto ditë propozimi do t’i paraqitet shefit të vendit për të nënshkruar dekretin me të cilin ai edhe zyrtarisht bëhet ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Shqipëri, ka konfirmuar burimi.

Ladrovci (48) vjen në vend të Sulejman Selimit, i cili së bashku me anëtarët e të ashtuquajturës “Grupi i Drenicës” janë akuzuar për krime lufte gjatë luftës së Kosovës dhe nga muaji maj i vitit të kaluar janë në paraburgim.

Selimi ishte ambasadori i parë i Kosovës në Tiranë.