Alonso: Duhet të fillojmë të fitojmë

Alonso: Duhet të fillojmë të fitojmë

Alonso: Duhet të fillojmë të fitojmëAlonso shpjegoi vendin e tij të katërt në Cmimin e Madh të Gjermanisë me mungesën e shpejtësisë së Ferrarit. Spanjolli u nis nga vendi i tetë dhe e përfundoi në vendin e katërt garën e fituar nga kundërshtari i tij për titullin kampion, Sebastian Vettel.

“Ishte një garë e vështirë. Duhet të jesh i shpejtë për të fituar dhe ne nuk ishim, edhe pse e përfunduam garën vetëm 4 sekonda pas Vettelit duke u nisur nga vendi i tetë. Kemi ritëm gare, por problemi qëndron tek e shtuna. Në provat zyrtare nuk jemi të shpejtë”, shpjegoi Alonso.

“Në Hungari duhet të përmirësohemi që t’i afrohemi Red Bullit”, shtoi spanjolli, i cili në renditjen e përgjithshme tashmë e sheh veten 34 pikë pas Sebastian Vettel.