Alojz Peterle apelon për uljen e tensioneve në Maqedoni

Alojz Peterle apelon për uljen e tensioneve në Maqedoni

Alojz Peterle apelon për uljen e tensioneve në MaqedoniEvrodeputeti slloven Alojz Peterle ka shprehur shqetësime për zhvillimet në Maqedoni dhe se sipas tij akuzat midis pozitës dhe opozitës, sidomos ndaj liderit opozitar Zoran Zaev nuk kontribojnë në uljen e tensioneve politike.

“Akuzat ndaj Zoran Zaev, lider i opozitës, se po e prish rendin kushtetues në Maqedoni, nuk janë në favor të uljes së tensioneve mes partive politike”, thotë Peterle në reagimin e tij.

Evrodeputeti slloven vlerëson nevojën e dialogut politik midis liderëve politik, me qëllim siç nënvizoi të mirën e demokracisë dhe uljen e tensioneve. (INA)