Almeda Abazi, pjesë e serialit 'Sulejmani i Madhërishëm'

Almeda Abazi, pjesë e serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’

Almeda Abazi, pjesë e serialit 'Sulejmani i Madhërishëm'Pas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë ajo tregoi dhe talentin e saj, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave te bukurisë, Almeda Abazi e vazhdon suksesin e saj edhe në seriale televizive.

Edhe pse mbahet shumë sekret angazhimi i radhës, mësohet se Almeda Abazi do të jetë pjesë e megaserialit të njohur, ‘Sulltani i Madhërishëm’.

Personazhin që pritet ta aktrojë Almeda, është një vajzë italiane e quajtur Valeria, ku së bashku me mikeshën e saj, Cecilian jetojnë në Pallatin mbretëror të Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe sillen në Pallatin e Sulltanit.