Ali Ahmeti: Stabiliteti i Maqedonisë varet nga ndërkombëtarët

Ali Ahmeti: Stabiliteti i Maqedonisë varet nga ndërkombëtarët

Ali Ahmeti: Stabiliteti i Maqedonisë varet nga ndërkombëtarëtLideri i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon të angazhohet për zgjidhjen e kontenstit të emrit me Maqedoninë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Ai ka takuar sot Torbjorn Sohlstrom, Drejtori Gjeneral për çështje politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë dhe ambasadorin suedez në Maqedoni, Mats Stafanson.

“Tani është koha për angazhim të madh të komunitetit ndërkombëtar në drejtim të arritjes së zgjidhjes të kontestit me Greqinë. Miqtë ndërkombëtarë dhe politikanët vendas nuk duhet të lejojnë që të kthehemi mbrapa dhe bashkërisht duhet që ta mbrojmë investimin tonë të madh të përbashkët në Maqedoni”, tha Ali Ahmeti.

Ai u shpreh më tej se kthesat pozitive në rajon mund të bëhen vetëm me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar si dhe me guximin e politikanëve vendas për të vënë stabilitet dhe siguri.