Aleksandër Jabllanoviq s’e lëkund Qeverinë

Aleksandër Jabllanoviq s’e lëkund QeverinëLargimi nga Qeveria i ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, pasi që partnerët e koalicionit (PDK-LDK) i kanë votat e nevojshme në Kuvend.

Pavarësisht njoftimit të kryeministrit Mustafa se Jabllanoviq nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, ky i fundit ka thënë se nuk e pranon një vendim të tillë, duke paralajmëruar se Lista “Srpska” sot do të dalë me një qëndrim zyrtar nëse do të qëndrojë apo jo në ekzekutiv, shkruan ‘Zëri’.

Vendimi i kësaj partie, siç ka thënë Jabllanoviq, do të merret pas konsultimeve që do t’i kenë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Zëri/