Aleksandër Arvizu takon Metën

Aleksandër Arvizu takon Metën

Aleksandër Arvizu takon MetënAmbasadori amerikan ne Tirane është takuar pak pas mesditës me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, ne zyrën e këtij te fundit.

Burimet bëjnë te ditur se biseda mes tyre është fokusuar tek situata ne te cilen ndodhet aktualisht Banka e Shqipërisë, pas arrestimit dhe shkarkimit te ish-Guvernatorit Ardian Fullani.

Mazhoranca ka lajmëruar nisjen e procesit te zgjedhjes se Guvernatorit te ri si dhe plotesimit te vendeve vakant ne Këshillin Mbikëqyrës, ne nje proces qe pritet te jete transparent dhe gjithëpërfshirës.

Edhe ambasadore te rëndësishëm ne Tirane kane kerkuar qe drejtësia te punoje ne mënyre te pavarur per ngjarjen, ndërsa palet duhet te punojnë per ruajtjen e stabilitetit financiar ne vend.