Aleksandër Arvizu: Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste

Aleksandër Arvizu: Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste

 Aleksandër Arvizu: Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, pas një takimi që pati paraditen e së martës me kreun e Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu deklaroi se patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në retorika nacionaliste. 

Arvizu theksoi se takimi me Spahiun, erdhi si pjesë e kontakteve me politikën, duke theksuar se mirëpret futjen e Aleancës Kuqezi në zgjedhjet e 23 qershorit. 

“Eshtë e rëndësishme që në plaftormën e kësaj forcë të shmanget të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste”, u shpreh Arvizu.

Nga ana e tij Spahiu theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për shqiptarët dhe për të ardhmen e vendit.

“Aleanca Kuqezi do të prezantojë programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë të pakompromistë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit”, tha Spahiu, duke kërkuar mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtare për të vendosur me ligj kufizimin e mandateve./tch/