Aleksandër Arvizu: Politika të zbatojë këshillat e Clinton

Aleksandër Arvizu: Politika të zbatojë këshillat e Clinton

Aleksandër Arvizu: Politika të zbatojë këshillat e Clinton Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka zgjedhur që përmes rrjetit social Facebook t’u përgjigjet virtualisht pyetjeve të dhjetëra qytetarëve dhe gazetarëve për cështje të ndryshme. 

Në pyetjen drejtuar nga gazeta “Shqip”, lidhur me “keshillat” që i jep ai si ambasador aktorëve politikë shqiptarë në prag të fushatës së ardhshme elektorale, Arvizu risolli në vëmendje mesazhin e dhënë nga sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton gjatë qëndrimit të saj disaorësh në Tiranë në muajin nëntor.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë ndaj korrupsionit dhe bashkëpunim më i mirë mes partive politike”, u shpreh Arvizu. Ambasadori theksoi se kryesorja është interesi kombëtar shqiptar dhe të gjitha partitë duhet të punojnë për këtë gjë.