Aleksandër Arvizu “inauguron” selinë e re të PD-së

Aleksandër Arvizu “inauguron” selinë e re të PD-së

Aleksandër Arvizu “inauguron” selinë e re të PD-sëEdhe pse përfundimet në selinë më të re të PD, ish-Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, kjo duket se nuk do të jetë problem për të realizuar pritje apo takime.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, duket se do të jetë dhe diplomati i parë që do të inagurojë selinë më të re blu, pasi zyra e shtypit e PD ka lajmëruar një takim mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Takimi do të mbahet rreth orës 14:00 në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish- SHQUP.

Një ditë më parë Partia Demokratike ngriti flamurin e saj ngjyrë blu me simbolin dyshkronjësh në selinë e re, duke dhënë të kuptojë se tashmë është e përfunduar çështja e kalimit të saj te godina e ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Godina që do jetë selia e re Partisë Demokratike dhe oborri para saj janë kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi.

Me dhjetëra punëtorë dhe automjete të tonazheve të ndryshme të Drejtorisë së Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranë kanë filluar nga puna për pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të jashtme. Ndërkohë, që e njëjta panoramë është edhe në ambientet e brendshme të ndërtesës, ku me të njëjtat ritme po punohet edhe me rregullimin e zyrave dhe sallave që gjenden në ambientet brenda godinës.. Në fillim të javës tjetër zyrtarët e PD-së do të zhvendosen në selinë e re dhe procesi i transferimit pritet të përmbyllet brenda datës 6 shtator.