Aleksandar Vulin: Ka keqpërdorim të ndihmave në Kosovë

Aleksandar Vulin: Ka keqpërdorim të ndihmave në Kosovë

Aleksandar Vulin: Ka keqpërdorim të ndihmave në KosovëMinistri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, pohoi se qeveria serbe do t’i japë fund të gjitha abuzimeve të parave të shtetit serb në Kosovë.

“Policia ka udhëhequr hetime edhe gjersa unë isha drejtor i Zyrës së Qeverisë për Kosovën kemi paraqitur të gjitha dokumentet që kërkohen prej nesh, ndërsa unë në këtë rast nuk kam ndërhyrë. Keqpërdorime në Kosovë ka pasur me siguri, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndalim ndihmat për serbët e Kosovës. Ndihmat, megjithatë, duhet të ndahen saktë dhe drejtë”, tha Vulin për mediat serbe.

Një problem tjetër është, siç tha ai, është vetë ligji.

“Ka raste që njerëzit të cilët marrin ndihma sociale, e në të njëjtën kohë udhëheqin ndonjë biznes, këtë të gjithë e dinë, për shembull, në Mitrovicë. Por që të ndalojmë këtë praktikë, është e nevojshme të ndryshohet ligji për mbrojtje sociale, dhe ne do ta bëjmë atë”, tha ai Vulin.