Aleancat e reja të PBDNJ-së, Dule: Me atë që na çon në BE

Aleancat e reja të PBDNJ-së, Dule: Me atë që na çon në BE

Partia Bashkimi për të Drejta e Njeriut mbajti sot një Kongres, në përkujtim të 20 vjetorit të krijimit të kësaj partie. Vetë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se nuk juanë vetëm 20 vjet krijim partie por dhe 20 vjet përfaqësim në Parlament, duke ndjekur kështu dy forcat kryesore politike.

Në vazhdim Dule theksoi se prioritet i PBDNJ do të jetë axhenda europiane, axhendë e cila sipas tij duhet të bëhet kryefjalë e politkës shqiptare dhe cdo qytetari.

Kreu i PBDNJ ka falenderuar edhe të gjithë mbështetësit e partisë së tij, si dhe ka bërë një panoramë të shkurtër të rezultateve, sukseseve, sfidave dhe kontributeve të themeluesve dhe anëtarëve të kësaj partie në 20 vite jetëgjatësi, ndërsa ka premtuar se PBDNJ do të jetë pjesë e asaj force që e con Shqipërinë në BE.

“Ëndrra për ta parë Shqipërinë si gjithë Europën është ëndrra që na shoqëroi në përmbysjen e regjimit komunist. Partia jonë është një hap afër Europës. PBDNJ dy ditë më parë plotësoi 20 vjet aktivitet parlamentar, në 1992 arriti të përfaqësohet në parlament përkrah PD dhe PS. Dua të përshëndes themeluesit e kësaj partie, respekt ndaj ndërkombëtarëve të cilët e kanë mbështetur pafundësisht krijimin e kësaj partie. Një nderim dhe për kryetarin e parë të PBDNJ-së,Vasil Melo, i cili i dha rrugë aktivitetit politik dhe parlamentar të kësaj partie, si përfaqësuese e minoritetit grek, por programi i saj u mbështet fort edhe nga shqiptarët. Kjo parti nuk është thjesht një formacion politik, ajo është një miniaturë politike europiane, multietnike, e të gjitha shtresave. Ne patëm fatin të jemi dhe pjesë e qeverive, ku mbeten të nderuar Ministrat tonë në të gjithë qeveritë. PBDNJ pati edhe kapitullin e sukseshmëm edhe në administrimin e cështjeve lokale, ku është forca e tretë. Nuk duhet të harrojmë veprën e zotin Bollano në bashkinë Himarës, i cili në tre mandate orientoi politikat drejt standarteve më të larta të zhillimit, krahasuar me të gjitha pjesët e tjera bregdetare të vendit. Idealet tona duhet të bëhet ndërgjegje e peërditshme e opinionit.Ne kemi lobuar investimin human, respektimin e të drejtës së tjetrit. Minoriteti grek mbështet masivisht PBDNJ dhe ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, për të garantuar një status cilësor të minoritet grek, ndaj kemi pasur mbështetje të vazhdueshme të politikës greke. Dhe këtë mbështetje e kemi shfrytëzuar për mbrojtjen e minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera, për konsolidim marrëdhëniesh mes dy shteteve,për zhvillimine vendit, si dhe që Greqia të ushtrojë avokatin sistematik për tu integruar në BE, sic ndodhi në NATO. Kemi një legjislacion në favor të të drejtave të pakicave, mbetet problem vetëm implementimi.Humbëm statusin dy herë, duhet të punojmë me legjislacionin, reformat dhe implementimin e tyre, që të mos jetë thjesht një dëshirë, por axhendë e përditshme e cdo qytetari. E gjithë kjo kërkon bashkëpunim. Ndaj dhe partia jonë do të jetë palë dhe koalicion me atë forcë që e afron Shqipërinë me afer BE-së”-tha ai.

E pranishme në këtë ditë të rëndësishme për PBDNJ, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, vlerësoi me nota të larta këtë parti për të gjithë suksesin e saj ndër vite, duke vecuar rolin e pacmueshëm të themeluesit të saj Vasil Melo. Në këtë kontekst Topalli shtoi se PBDNJ ka luajtur një rol kyc në garantimin e të drejtave të njeriut dhe se filozofia e saj është e ngjashme me filozofinë e Bashkimit Europian, pjesë e së cilës synojmë të bëhemi.