Aleanca Kuqezi: Kolegji Zgjedhor, manipulimi i parë

Aleanca Kuqezi: Kolegji Zgjedhor, manipulimi i parë

Aleanca Kuqezi: Kolegji Zgjedhor, manipulimi i parë Aleanca Kuqezi reagoi ashpër pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që përcaktoi në 89 numrin e ZAZ-ve në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

Vendimi i shpallur të enjten u kritikua ashpër edhe nga Partia Socialiste, e cila theksoi se Kolegji nuk kishte juridiksionin e nevojshëm për të realizuar këto ndryshime dhe se kjo çështje duhet të zgjidhej brenda KQZ-së.

Kolegji Zgjedhor u mblodh pas një padie të ngritur nga ana e Partisë Demokratike, e cila kërkonte që numri i ZAZ-ve të rritej në 100, nga 66 që kanë qenë në vitin 2009.

”Shtetasi Berisha po provokon Kolegjin Zgjedhjor. Ai është një frikacak që trembet nga vota e lire. Ndarja e 89 zonave bëhet me qëllim që të manipulohet më lehtë”, komentoi në një deklaratë të ashpër Aleanca Kuqezi vendimin e djeshëm.

Sipas grupimit të drejtuar nga Kreshnik Spahiu, “Berisha duhet të largohet një orë e më parë, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit”.

AK, kritikoi ashpër edhe konsensusin PD-PS për kodin zgjedhor, duke e konsideruar atë “fatal” dhe “të turpshëm”.