Albulena Haxhiu akuzon Lamën për afërsi me njerëzit e SHIK-ut

Albulena Haxhiu akuzon Lamën për afërsi me njerëzit e SHIK-ut

Albulena Haxhiu akuzon Lamën për afërsi me njerëzit e SHIK-utDeputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka bërë disa akuza në drejtim të ish-bashkëpartiakes së saj,  Alma Lama. E ftuar në Interaktiv, Haxhiu ka thënë se Lama ka injoruar forumet e partisë si mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, dhe mbledhjet e Grupit Parlamentar.

Por, mbi të gjithë, Haxhiu tha se ajo ka afërsi me njerëzit e SHIK-ut. “Zonja Lama është parë në Kuvend shpeshherë me njerëzit e SHIK-ut.

Ajo rri edhe me Adem Grabovcin, gjë që ne të tjerët në Vetëvendosje nuk mund ta bëjmë, duke e ditur kush është ai”, ka thënë Haxhiu.   Ajo i ka kujtuar Lamës se votuesit kanë zgjedhur ‘Vetëvendosjen’, para se t’ia japin votën asaj personalisht./koha/