albinAlbin Kurti: Ta bëjmë Republikën për herë të tretë

Albin Kurti: Ta bëjmë Republikën për herë të tretë

albinAlbin Kurti: Ta bëjmë Republikën për herë të tretëLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosovës i duhet republika e tretë në mënyrë që ajo të fitoj kundrejt të këqijave të këtij pushteti dhe këtyre politikanëve. Kurti ka kritikuar edhe partitë tjera duke thënë se marrëveshja mes Thaçit dhe Daçicit jo vetëm që e lidh Serbinë dhe Kosovën, por ajo po i lidh subjektet politike në Kosovë.

Kurti këto komenti i bëri gjatë mbledhjes së IX të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku ka drejtuar një vargë akuzash për pushtetin aktual e për partitë në pozitë dhe opozitë, që sipas tij, ato tashmë nuk po e përjashtojnë njëra tjetrën, pasi nuk e kanë përjashtuar as dialogun me Serbinë.

Me tej Kurti tha se me 17 shkurt 2008, atëherë kur ajo që ka lindur i mbushi 18 vjet, Kosova u shpall shtet i pavarur sërish si republikë. Ai tha se me këtë rast në Kosovën e pavarur u rrit numri i njohjeve nga jashtë, por këtu brenda pësuan rënie edhe mirëqenia edhe demokracia, edhe integriteti territorial edhe demokracia qytetare. E sipas tij, e gjithë kjo për shkak të qeverisjes së mbrapsht e cila ishte më pak keq atëherë kur nuk kishte politikë fare se sa atëherë kur kishte.

Sipas Kurtit, 17 shkurti 2008 doli se nuk i ndërpreu aspak dy procese me të dëmshme pas luftës, negociatat e padrejta me Serbinë dhe privatizimi i egër dhe abuziv.

Me këtë rast, kreu i VV-së tha se subjekti politik në Kosovë që ka vizion për republikën e tretë është Vetëvendosja, e cila programin e vet politik e ka avancuar në alternativë qeverisëse.

Sipas tij, në këtë alternativë janë elaburuar gjerë e gjatë shteti republikan dhe sundimi i së drejtës, politika fiskale, sistemi pensional dhe sigurimi shëndetësore, arsimi dhe shkenca, industria dhe bujqësia, sektori privat dhe sektori i biznesit, mbrojtja dhe siguria për qytetarët, politika e jashtme dhe reciprociteti, integrimi evropian dhe mërgata, pushteti lokal dhe planifikimi hapësinor, kultura dhe trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti.

Kurti ka kritikuar ashpër edhe partitë tjera, duke thënë se tri subjektet e tjera nuk e përjashtojnë koalicionin mes vete sepse ato realisht janë në koalicion. Sipas Kurtit, Marrëveshja mes Thaçit dhe Daçicit jo vetëm që e lidh Serbinë dhe Kosovën, por ajo po i lidh këto subjekte në Kosovë.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se në Kosovë qytetarët po vdesin nga rriqrat dhe po mbushen kampet e shteteve tjera me kosovar, prandaj edhe duhet që Kosova të ndryshoj.

Pas fjalës së Kurtit, Këshilli i Përgjithshëm ka mbajtur takimin me dyer të mbyllura për media për të diskutuar për çështjet tjera.