Albin Kurti, qeverisja po shkon drejt fashizmit, Thaçi tradhtoi

Albin Kurti, qeverisja po shkon drejt fashizmit, Thaçi tradhtoi

Albin Kurti, qeverisja po shkon drejt fashizmit, Thaçi tradhtoiAlbin Kurti e akuzoi Kryeministrin Thaçi për tradhti ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe për vënie në pazar të veriut të Kosovës.

Kurti tha se ishte kryeministri Thaçi që kishte marrë pjesë në demilitarizimin e UÇPMB-së, dhe vetë ushtronte trysni tek ajo që të bënte marrëveshje, që i la shqiptarët në këtë pozitë çfarë janë sot.

Ai tha se shqiptarët e atjeshëm kanë luftuar për Kosovën, ndërsa sot janë braktisur në mënyrë kriminale.
Kurti tha se në protestën paqësore do të ketë edhe liderë të Kosovës Lindore. Protesta ka katër kërkesa dhe dy qëllime, që patriotizmi shqiptar as të mos shuhet dhe as të mos devijojë.

Ky patriotizëm vetëmbrojtës nuk duhet të rrëshqasë sikurse po bën kjo qeveri, dhe që po ashtu të mos devijojë me rrëzime lapidarësh, sikurse ai i LNÇ-së, ai tha se mund të mos e duash Fadil Hoxhën, por jo edhe Shaban Polluzhën, apooi konferencën e Bujanit dhe që nuk duhet tu jepet socialistit Daçiq që në fakt është fashist, argumenti i propagandës tek e majta evropiane, që shqiptarët ti paraqesë të pozicionuar përkrah fashizmit gjerman.

Kurti tha se Vetëvendosje kërkon fond zhvillimor për Kosovën Lindore nga Kosova dhe Shqipëria. Ai tha se në vend që të ketë fond zhvillimor për Kosovën Lindore, po bëhet për serbët në veri. Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve dhe që të riaktivizohet rezoluta e Vetëvendosjes e miratuar në Kuvend për të vendosur reciprocitet të plotë, gjë që është rrëzuar më pas me një rezolutë të pashembullt të praktikës parlamentare, miratimin e një dokumenti kundër vetvetes dhe me atë u miratuan raportet asimetrike me Serbinë, pikërisht me vendim të deputetëve të PDK-së dhe të disa të tjerëve.Ai tha se Kryeministri i Serbisë e heq lapidarin dhe kryeministri i Kosovës nuk i heq as barrikadat me vjet në rrugë, si ajo mbi Ibër.

Ai tha se për këtë kryeministër dhe qeveri edhe veriu apo autonomia do të kishte përfunduar prej kohës, sikurse edhe procesi i privatizimit të PTK-së, por shtyrë nga reagimi i Vetëvendosjes.Ai tha se është një moment shumë i ndjeshëm sepse bëhet fjalë për UÇPMB-në.Ai tha se marrëveshja e demilitarizimit ishte negative për Kosovën Lindore.

Në Preshevë raporti i policisë është 55 për qind shqiptarë me 45 për qind serb etj., ndërsa në vitet e mëpastajme përqindja ka ndryshuar në dobi të raporti proverb. Vetëm dy shqiptarë janë pranuar nga Presheva më pas dhe asnjë nga Bujanoci. Nga viti 2008 për katër vitet nuk ka pasur ansjë të punësuar.

Ai tha se në vendbanimetshqiptare ka 2 policë serb e një shqiptarë, ndërsa në ato serbe nuk ka fare polic shqiptarë.
Kurti tha se shqiptarët fare nuk e kanë dashur luftën. Shqiptarët janë popull paqësor edhe të durueshëm, kur shqiptarët kanë luftuar ka ndodhur atëherë kur më nuk kanë pasur shteg jetese.

Ai tha se lufta ndodhë jo pse e don luftën, por pse je pafuqishëm.

Ai tha se Thaçi i rri gatitu Daçiqit. Ai tha se Thaçi është hipokrit dhe se i ka braktisur shqiptarët atje, pasi në fillim kërkoi dialog për lapidarin, por kur u hoq ai nga Serbia me forcë, akuzoi shqiptarët atje se nuk e mbrojtën lapidarin.

Kurti tha se studimet gjermane tregojnë se serbët në veri jetojnë dy herë e gjysmë më mirë se sa shqiptarët. Ai tha se kryeministri mjaftohet që të mos ia zbulojnë dosjet nuk e ka problem. Ai tha se dialogu është mbi tryeze, dosjet nën tryezë nëse ai ndonjëherë bëhet më radikal.

Ai tha se PDK-ja është kleptokraci, sepse kanë vjedhur dhe e dominojnë njëri tjetrin në bazë të pasuri dhe pushtetit. Ai tha se nuk i beson kësaj qeverie, dhe as ky popull. Ai tha se protesta kanë bërë kundër kësaj qeveri dhe bëjnë, por kjo protestë është.

Ai paraqiti të dhënat diskriminuese si në kadastër dhe hekurudha nuk ka shqiptarë fare, ndërsa në sektorët tjerë publik thuaja nuk ka shqiptarë në Bujanoc.

Ai tha se çështja e shtruar që në Kuvend të diskutohet për bisedimet pasi nuk e përkrahi njëherë kryesia dhe pastaj nuk ia dhanë nënshkrimet e duhura.

Ai tha se Vetëvendosje i mbështet parimisht shqiptarët dhe në mënyrë të vazhdueshme, por problemet janë të mëdha atje.
Ai tha se Marrëveshja e Konçulit ishte një marrëveshje negative për shqiptarët dhe pa asnjë dobi. Ai tha ajo marrëveshje dogji edhe mundin e luftës.

Kurti foli edhe për ndërprerjen e seancës. Ai tha se Xhavit Haliti ka bërë shkelje të tmerrshme të procedurës, dhe përmendi presionin e deputetëve si Suzanë Novobëdrali ndaj Muhamet Mustafës.

Duke folur për RTK-në tha se Kuvendi ndërpreu seancën për shkak të zgjedhjes së drejtorit të këtij mediumi, ndërsa aty tha janë katër pesë mbiemra apo familje që punojnë aty.

Sa i përket takimit me Isa Mustafën, Kurti në Interkativ, tha se ishte një takim i shumëpritur dhe të interesuar prej kohësh, ai tha se jemi të interesuar të bashkërendojmë hapat që si opozitë të kemi më shumë rezultate.
Ai tha se ka ardhur koha që të forcohet opozita në Kuvendin e Kosovës dhe ky është interes i Kosovës. Ai tha se janë diskutuar shumë tema të ndryshme, që kemi origjinë, botëkuptime, tema të ndryshme etj.

Ai tha se nuk mund të flitet më shumë se sa një bashkërendim pasi takimi ndodhi vetëm njëherë brenda dy vjetësh prej kur janë së bashku këto dy parti në këtë legjislaturë.
Duke folur për Haradinajn tha se ai ka ndryshuar rrugën dhe tha se reflektimi në burg dikujt i bën mirë dikujt jo.

Ai tha se AAK ka marrë një orientim shumë negativ, veçmas pasi Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Floira Brovina, Nait Hasani, ishin gati të rreshtuar si opozitë ndaj Thaçit dhe tashmë opozita kishte numrat të përballej me shumicën, ndodhi kjo që Haradinaj dhe AAK-ja ka marrë pozicion sikurse PTK-ja që është në privatizim, por nuk është shitur, edhe AAK-ja, përkrah qeverinë, por nuk është në qeveri.

Kurti tha se tashmë ka dy kampe, përkrahësit e Thaçit dhe të Krasniqit. Ai tha se Kosova po shkon drejt fashizmit, shkelja me dhunë. Ai tha se kjo qeveri ka tri parime: familja, prona, shteti, që sipas tyre shteti është vënë në mbrojtje të kësaj kleptokracie. Ai premtoi bashkëpunim të mirë me Krasniqin. BS