Albin Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur

Albin Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur

Albin Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur“Duke nderuar heronjtë, ne ecim rrugës së duhur”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë vizitës në Prekaz, ku bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.

“28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari dhe pikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e

Shqipërisë ka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtë ne ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, Kurti bëri edhe një vizitë familjes së komandantit legjendar.