Albert Bunjaki : Kosovës i duhen lojtarë të tjerë

Albert Bunjaki : Kosovës i duhen lojtarë të tjerë

Albert Bunjaki : Kosovës i duhen lojtarë të tjerëHumbja me Turqinë ishte sigurisht e pranueshme për Kosovën përballë një kundërshtari që dukshëm ishte superior ndaj saj si në emër gjithashtu dhe në fushë, megjithatë rezultati 6-1, pavarsisht entuziasmit të sfidave të para miqësore, lë vend për përmirësim në të ardhmen aq sa dhe trajneri Albert Bunjaki pranon se kur bëhet fjalë për rezultatin, ai nuk mund të qëndrojë në plan të dytë.

“Nuk mendoj që rezultati është në plan të dytë kur është fjala për futboll, megjithatë edhe futbolli ka disa nivele. Ata janë një skuadër e madhe. Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mendojmë për Senegalin na duhet të zëvendësojmë disa lojtarë dhe duhet të gjejmë disa të tjerë. Mendoj se kundër Turqisë apo ekipeve të tjera të forta duhet të tregohesh shumë më kompakt”, tha Bunjaku per SuperSport pas ndeshjes.

Një tjetër Albert Bunjaku, hyri në histori në këtë ndeshje, por jo trajneri por sulmuesi, që realizoi golin e parë të Kosovës në një miqësore që kur testet e kësaj kombëtareje kanë filluar të njihen nga Fifa.

“Është kënaqësi që unë shënova golin e parë për Kosovën, më vjen keq për humbjen por Turqia është një kombëtare e madhe. Edhe ndaj Senegalit do të jetë e vështirë”, vijoi tekniku kosovar.