Alba eksperimenton me veshje

Alba eksperimenton me veshje

Alba eksperimenton me veshjeNë të shumtën e herëve është vlerësuar lart për veshjen e saj. Por, rrobat e aktores Jessica Alba gjithnjë nuk janë të shtrenjta.

Gjatë një prononcimi për media Alba ka treguar se bënë përzierje të veshjeve të markave të njohura me ato më pak të njohura, për t’u dukur sa më moderne kur ec rrugëve.

32-vjeçarja njihet për elegancën e saj kur pozon në qilimin e kuq, e në veçanti kur vesh rrobat e gjigantit Ralph Lauren. “Më pëlqen të bëj përzierje siç janë xhinset e thjeshta me rrobat e Ralph-it, sepse dua të dukem moderne si në rrugë ashtu dhe në qilimin e kuq”, ka deklaruar aktorja latine.