Alarmohen serbët: Shqiptarët po e pushtojnë Nishin!

Alarmohen serbët: Shqiptarët po e pushtojnë Nishin!

Alarmohen serbët: Shqiptarët po e pushtojnë Nishin!Në fshatin “Crveni Pevac” në Nish dhe në rrugën “Dushanova”, janë shfaqur fletushka me “Stop shqiptarizimit të Nishit”.Me këtë është dashur që të tërhiqet vëmendja për siç thuhet “rritjen e shqiptarëve rezidentë në këtë qytet”.

Autorët e panjohur, duke cituar të dhëna nga mediat lokale, emrat e të cilëve gjithashtu nuk janë publikuar, tregojnë se nga janari deri në shtator të vitit 2010, afër 11 mijë shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Komunës Medijana, transmeton Telegrafi.

Në fletushka gjithashtu kujtohet edhe burgosja e policëve në Meroshin, në po të njëjtin vit, siç shtohet, të cilët kanë mundësuar që një numër i madh i shqiptarëve, me anë të dokumenteve false të regjistrohen si banorë të territorit të kësaj komune.

Autorët e panjohur gjithashtu kujtojnë edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq “se mbi 60 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë”, shkruan b92.

Po sipas tyre, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova, janë punësuar në spitalet në Vranjë, Leskovc dhe Nish, duke shtuar se shqiptarët shkojnë atje fshehurazi nëpërmjet ndërmjetësuesve të pasurive të patundshme duke theksuar se “në kohë të fundit ata janë bërë pronarë të rreth 300 pronave në Nish”.

Autorët e panjohur tregojnë se “në këtë drejtim, për fat të keq, po ndihmohen edhe nga serbët”.

Në fletushka kritikohen edhe mediat të cilat po e heshtin këtë fenomen që po e “alarmon Nishin”.

Në fund të tekstit ata shtrojnë pyetjen nëse janë të “gatshëm për të heshtur përpara pushtimit të ri”.

Fletushka fillon me përshkrim futuristik: Nishi “i pushtuar” në të cilin dëgjohet zhurma që vjen nga xhamia, në qytet po valëvit flamuri shqiptar edhe pse Nishi është në Serbi, Ushtria Çlirimtare Shqiptare ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime nëse qeveria në Serbi nuk e pranojnë se Nishi të bashkohet me shtetin shqiptar, në tregje nuk ka më fshatarë serbë, në autobusët e qytetit dëgjohen këngë në gjuhën shqipe, shkolla që dikur kishte emrin “Vozh Karaxhorxhe” tanimë mban emrin “Ismail Kadare” dhe të tillë.

Në fund, autori anonim porosit “Serbë, ndërgjegjësohuni”. /Telegrafi/