Alarm për mungesë uji, reduktime shtesë

Alarm për mungesë uji, reduktime shtesë

Alarm për mungesë uji, reduktime shtesëDrejtor i Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Bajraktari, ka paralajmëruar reduktime shumë më të ashpra sesa këto që janë aktualisht.

Kjo nënkupton se qytetarët e Prishtinës mund të mbeten për orë të tëra pa ujë.

Bajraktari ka thënë se do të shfrytëzohen të gjitha burimet alternative, në mënyrë që të kalohet gjendja e furnizimit me ujë për rajonin e Prishtinës.

“Do të ketë ndoshta sasi të vogla të ujit në krahasim më kërkesat që ka popullata e Prishtinës me rajon”, ka thënë Bajraktari për RTK-në.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten dhe të mësohen tashmë me idenë se mund të ketë edhe reduktime më të mëdha të ujit.

“Qytetarët duhet të mësohen me idenë se mund të ketë edhe reduktime më të mëdha. Nëse niveli bie më shumë kualiteti i ujit bie gjithashtu, pra do të kemi edhe rrezikun e kualitetit të ujit, pra edhe të higjienës”, tha Bajraktari.