|

Al Qaida do të përdorte armët bërthamore

Barack Obama e ka quajtur terrorizmin bërthamor si rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare. Në qoftë se armët bërthamore bien në duart e terroristëve të Al Qaidës, ata nuk do të hezitojnë t’i përdorin këto armë, deklaroi Obama në prag të samitit për sigurinë bërthamore.

Në këtë konferencë, e cila mbahet të hënën dhe të martën, janë ftuar presidentët dhe kryeministrat e 47 vendeve, ndër të cilët është edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në qendër të vëmendjes në takimin dyditor do të jetë parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe sigurimi i materialeve nukleare ushtarake dhe civile.

Lidhur me këtë qëllim, presidenti amerikan Obama deklaroi: “Fatkeqësisht kemi një situatë kur në mbarë botën po humbasin sasi të mëdha materialesh bërthamore. Prandaj objektivi qendror i këtij samiti është vendosja e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e reduktimit të materialit nuklear, në një kornizë të caktuar kohore dhe me një plan specifik”. /DW/

Etiketa: , , ,

Komentoni