by lajme.org on October 21, 2017 Djali i Remzi Hoxhës, letër të hapur Edi Ramës: 22 vite pa drejtësi, 22 vite plagë…
by lajme.org on October 21, 2017 Në nëntor mbahet Forumi dyditor ekonomik i diasporës shqiptare në Prishtinë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKosovë 0 commentsAkuzë e re kundër Fatmir Limajtby lajme.orgin Kosovëon February 19, 2014 Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ngriti edhe një akuzë kundër deputetit Fatmir Limaj, lidhur me veprimtarinë e tij në kohën kur ishte ministër i transporteve dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se “një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish-Ministrit të Transportit dhe të Postë-Telekomunikacionit dhe katër personave të tjerë të bashkë-akuzuar për vepra të ndryshme penale përfshirë – krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitës dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin”. Sipas prokurorit, “këto vepra janë kryer në ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit. Prokurori pretendon se buxheti i kësaj ministrie është dëmtuar për së paku 890 mijë euro”, thuhet mes tjerash në njoftim. Kjo është akuza e dytë e ngritur ndaj zotit Liamj nën dyshimet për korrupsion. Vitin e kaluar atij i qe konfirmuar një akuzë për shpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve si dhe për mosdeklarimin e parave në kohën që konkurronte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007. Akuzat ndaj zotit Limaj pasuan një periudhë të gjatë hetimesh që filluan në prill të vitit 2010, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministri që ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugëve, përfshirë edhe autostradën që lidhë Kosovën me Shqipërinë. Në shtator të vitit të kaluar, zoti Limaj që shpallur i pafajshëm për të dytën herë nga akuzat për krime lufte. Ndërsa në vitin 2005 ai qe shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë. Fatmir Limaj, aktualisht deputet në Parlamentin e Kosovës, ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit aktual Hashim Thaçi dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Pak ditë më parë ai shpalli largimin e tij nga kjo parti dhe paralajmëroi krijimin e një force të re politike bashkë me kryetarin aktual të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Previous PostNext Post
by lajme.org in Lajme on October 21, 2017 Gruaja, viktimë e dhunës famijare, kërkon drejtësi 0 comments Një viktimë e dhunës në familje, nënë e dy vajzave, ka mbetur vetëm përballë sfidave të jetës. Tetë muaj pasi …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video) 0 comments Një ditë pa grim është një ditë e kaluar fshehur nën kapele dhe syze. Të paktën për Huda Kattan-in, blogeren e …
by lajme.org in Lifestyle on October 21, 2017 Trendi i ri i Instagramit nga flokët ka kaluar te sytë (Foto) 0 comments Kapakë “të lagur”, të shkëlqyeshëm janë bërë hit absolut i këtij sezoni. Me siguri e dini që këtë vjeshtë …
by lajme.org in Argëtim on October 21, 2017 Laseri më i fuqishëm rritë kapacitetin për tri herë, ndryshon gjithçka në mjekësi dhe astrofizikë (Foto) 0 comments Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit, me ndihmën e Fondit Ndërkombëtar të Shkencës që ka dhuruar dy milion …