Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor

Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor

Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët e “Grupit të Drenicës”, të akuzuar për krime të luftës, pritet të akuzohen në fillim të muajit tetor, raporton gjerësisht Koha Ditore e së shtunës. 

Burime nga procesi hetimor kanë bërë më dije se hetimet janë kah fundi dhe se provat e mbledhura deri më tash do të rezultojnë më ngritje të aktakuzës.

Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të merren në pyetje të mërkurën në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës të tyre.

Fundin e hetimeve e kanë paralajmëruar edhe prokurori Maurizio Salustro, në kërkesën e fundit për vazhdimin e paraburgimit, si dhe Gjykata e Apelit në aktvendimin e 2 korrikut, me të cilin i hedhë poshtë ankesat e palës mbrojtëse kundër vazhdimit të paraburgimit.  /koha/