Disponim-i-ndryshueshëm-në-bursat-evropiane

Aksionet evropiane shënojnë ngritje

Indekset e bursave evropiane të martën kanë shënuar ngritje të dukshme pasi që investuesit i ka tërhequr blerja e aksioneve të lira, ndërkohë që në treg mbretëron shpresa se banka qendrore amerikane do të miratojë masa të reja për mbështetjen e ekonomisë. 

Në mesin e fituesve të bursave ka qenë sektori i minierave, ku ka pasur ngritje të çmimeve të metaleve. Në mesin e fituesve në këtë sektor janë kompanitë Xstrata, Rio Tinto dhe Antofagasta.

Aksionet e ndërmarrjeve në sektorin e minierave gjithsej shënuan rritje prej 3 për qind, shifër kjo më e larta që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Indekset e bursave evropiane shënuan ngritje pasdite në 13 nga 18 tregje të vendeve të Evropës Perëndimore. FTSE 100 Londër është ngritur 1,89 për qind, CAC 40 Paris ka shënuar ngritje 1,63 për qind, derisa DAX Frankfurt është dobësuar 0,10 për qind.

Rimëkëmbje ka edhe në bursat në Uoll Strit. Indeksi Dow Jones Industrial Average është në fitim 1,99 për qind, Standard & Poor’s 500 është në plus 2,70 për qind, kurse Nasdaq Composite 3,46 për qind.