Aksidentohen Greta Koçi

Aksidentohen Greta Koçi

Aksidentohen Greta KoçiTre të rinj, anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë aksidentuar mesditën e sotme, teksa udhëtonin drejt Novoselës, për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Mësohet se mes të rinjve të aksidentuar është edhe këngëtarja e njohur Greta Koçi. Të rinjtë e plagosur, të identifikuar si Arsen Zenelaj, Melita Mihaj dhe Greta Koçi, janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve, të rinjtë kanë pësuar shembje në kraharor, kokë, ballë dhe mjekër, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.