Aksidenti tragjik Presidenti Topi në Pukë

Aksidenti tragjik Presidenti Topi në Pukë

Nje autobus me pasagjerë doli nga rruga, pasditen e të shtunës në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, dhe ra në greminë. 14 persona mes tyre 4 fëmijë humbën jetën.

Në Spitalin Ushtarak nga 10 të plagosurit, Eriksoni 9 vjecar në gjëndje kritike për jetën. Rende dhe vajza e familjes Mustafa. Kryeministri, e deputetët e opozitës homazhe në familjet e viktimave. Shqipëria sot në zi kombëtare. Grupi hetimor nxjerr konkluzionet e t: Shoferi humbi kontrollin.

Presidenti i Republikës Bamir Topi do të udhëtojë sot drejt Pukës për të zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjet e prekura nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e të shtunës ( 17 korrik 2010) dhe që humbën jetën 14 persona ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Presidenti do të vizitojë dhe familjen e Zef Gjinit, drejtuesi i autobusit të aksidentuar i cili doli nga rruga në aksin Rrëshën- Fushë Arrëz. Policia nxorri konkluzionin se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

Familjarët do të përcjellin për në banesën e fundit Zef Gjonin, ndërsa dje u zhvillua ceremonia mortore për 13 viktimat e tjera të aksidentit. Nga kjo tragjedi më rëndë u godit familja Mustafa, e cila humbi tre pjesëtar, burrë, grua dhe një vajzë, ndërsa në gjendje të rëndë është vajza tjetër Raisa.

Aksidentit i shpëtuan dy djemtë e vegjël të familjes dhe vajza tjetër 15 vjecare. Në gjendje të rëndë në spital nga 10 të plagosurit është dhe Erikson Peraj, fëmija 9 vjecar i cili ka pësuar dëmtime në të dy mushkëritë