Aksident në vendin e punës: E theu duke xhiruar film pornografik
Aktori i filmave pornografik Prince Yahshua po e merr veten në shtëpinë e tij pas një fatkeqësie që pësoi më 23 gusht gjatë orarit të punës.
Sipas agjencisë së lajmeve AVN, gjatë një skene ekstreme seksi me partneren e tij Bethany Benz, e theu penisin dhe së paku dy muaj nuk guxon të vazhdojë xhirimet.
Për të mos e mbajtur kurioz publikun për të gjitha detajet e fatkeqësisë, vetë aktori është përpjekur që në mënyrë sa më të detajuar ta përshkruajë aksidentin për mediat.
Ai tha se penisi i kishte rrëshqitur gjatë seksit të egër me partneren e tij në film dhe me tërë fuqinë e kishte goditur për kockën e turpit të partneres. Kishte dëgjuar një kërcitje, ndërsa menjëherë më pas nga penisi filloi t’i dalë gjak. Është dërguar urgjentisht në spital ku i është nënshtruar operacionit i cili zgjati tre orë.
Prince Ahshua falënderoi të gjithë adhuruesit për porositë e mbështetjes në adresë të tij dhe ai tha se për të është shumë e rëndësishme që nuk e ka braktisur as e dashura e tij, Aryana Starr, e cila “është shenjtore e vërtetë”. /