Aksident në aksin Kukës-Morinë, plagoset rëndë një çift nga Kosova

Aksident në aksin Kukës-Morinë, plagoset rëndë një çift nga KosovaNjë aksident i rëndë komunikacioni raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kukës-Morinë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se një makinë tip
“Audi” me targa 03 643 CB me të cilin po udhëtonte çifti kosovar është përplasur me një kamion me targa shqiptare. Në këtë aksident ka mbetur i plagosur rëndë çifti kosovar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Ndërkaq si pasojë e aksidentit është bllokuar njëra anë e autostradës për mbi 1 orë.

Deri më tani nuk dihen arsyet e aksidentit si dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.