Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarët

Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarët

Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarët Një aksident me pasojë vdekjen e tre shqiptarëve dhe një italiani ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi në qytetit Crema në Itali.

Sipas mediave italiane Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po udhëtonin me një kamionçinë tip “Merzedes-Benz”, kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion “Iveco”.

Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Massimo Bergomi.
Shoferi i kamionit, sipas autoriteteve policore lokale, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.