AKP: 1.2 milion ndahen për 20 përqindëshin

AKP: 1.2 milion ndahen për 20 përqindëshin

AKP: 1.2 milion ndahen për 20 përqindëshinAgjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve te saj, ka bërë shpërndarjen e mjeteve të tjera nga pjesa e 20 përqind të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.

“Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme si dhe shitjeve në ndërkohë të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, Agjencia ka përgatitur procesin e shpërndarjes se fondeve të 20 përiqns për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 10 ndërmarrje të tjera shoqërore. Shuma e fondeve që do të shpërndahen është rreth 1.2 milion , kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 2,327 punëtorëve. Transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime)”, thuhet në një komunikatë të AKP-së.

Ndërmarrjet Shoqërore për të cilat ka vendim për shpërndarje të 20 përqind janë “Gërmia” në Prishtinë, “Koreniku” në Prizren, “28 Nëntori” në Gjilan, “Lux në Mitrovicë, “Llapi” në Podujevë,Hoteli “Feniks Trepça” në Mitrovicë, “Agroprodukti” në Kamenicë, IMF Industria e Mishit në Fushë Kosovë, “Kosova Elektro” në Prishtinë dhe “Vushteks Polet” në Prishtinë.

Në total Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 97 milionë euro për rreth 43 mijë punëtorë të Ndërmarrjeve Shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqind për punëtorët e kualifikueshëm edhe të 9 NSh-ve tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme shumë të afërt.