Aknet, nga vjen kjo semundje

Aknet, nga vjen kjo semundje

Aknet, nga vjen kjo semundjeKjo semundje ka te beje me mbylljen e folikulave te qimeve…

Aknet vijne nga ushqimi?Jo. Ushqimi nuk ka asnje rol ne daljen e akneve: ne fakt kjo semundje ka te beje me mbylljen e folikulave te qimeve. Per shkak te nje prodhimi te tepert yndyre nga gjendrat dhjamore, poret mbyllen, duke provokuar krijimin e nje pike te zeze, apo nga mikrokiste te bardha.

Me tej, zhvillimi i nje infeksioni brenda folikules nga nje bakter qe quhet Propionibacterium acnes, shkakton krijimin e pucrrave. Edhe stresi mund te favorizoje daljen e akneve, nepermjet modifikimeve hormonale.

Aknet jane semundje rinie qe pastaj zhduket?
Nuk eshte e tera e rreme, sepse format me te renda te aknes ndeshen ndermjet adoleshenteve dhe te rinjve te rritur. Megjithate, ne kundershtim me sa eshte thene per vite, aknet nuk kane te bejne fare me “ deshirat e vetmise” dhe nuk zhduken mbas marteses. Numri i madh i te semureve nga akne nder adoleshente shpjegohet me faktin qe ne kete periudhe te jetes, sekrecionet e hormoneve seksuale, ne menyre te vecante androgenet, nga ana e gjendrave te veshkave eshte me e forte; ky sekrecion hormonal stimulon aktivitetin e gjendrave te dhjamit. Ndryshe nga c’mendohet nga populli, dalja e akneve te para nuk shfaqet ne pubertet, por pak me perpara : ne fakt gjendrat e veshkave fillojne te sintetizojne hormonet seksuale dhe prodhimi i yndyres ne lekure fillon ne moshen 6-10 vjece. Eshte e mundur te gjejme raste aknesh edhe midis te sapolindurve, ndoshta per shkak te kalimit te hormoneve te nenes nepermjet placentes.

Aknet kane shkak i nje higjiene te keqe?
Nuk eshte e vertete. Krijimi i pucrrave, nuk ka te beje fare me higjienen, por vjen nga nje teprim i yndyres ne brendesi te folikules se qimes. Disa adoleshente, gabimisht, keqesojne plaget duke pastruar lekuren ne menyre te tepruar, duke vonuar keshtu cikatrizimin e saj. Pastrimi i tepruar, perkundrazi, ka tendence te riaktivoje prodhimin e yndyres. Ne qofte se ke akne, evito te prekesh pucrrat dhe perdor sapun te embel per lekura me yndyre.

Aknet jane ngjitese?
Duke qene se plaget e akneve permbajne nje bakter te vogel ( Propionibacterium acnes), kjo semundje nuk mund te jete ngjitese. Zhvillimi i ketij bakteri, kryhet brenda folikules se qimes, larg nga ajri dhe oksigjeni.

Aknet sherohen nga dielli?
Ne te vertete dielli eshte nje mik i rreme i aknes: ne fillim i than plaget duke rritur trashesine e lekures, pra pucrrat zhduken. Plus qe nuk duken nga nxirja. Por kur dielli iken, plaget dalin prape ne drite. Kujdes: Ne qofte se perdoren trajtime kunder akneve, nuk keshillohet te ekspozohesh ne diell. Pra preferohet te mbrohesh, sigurisht jo me vajra por me krem kunder diellit.

Me aknet nuk mund te trukohesh?
Eshte e mundur, por vetem me produkte te blera ne farmaci. Ekzistojne produkte bukurie te pergatitura apostafat per lekurat me akne. Ne fund te dites, kujtohuni mire te hiqni trukun e te pastroni gjithmone lekuren. Kremrat e dites e te nates perdorini vetem mbi fytyren e pastruar.