Akademikët shqiptarë, mesazhe për Europën: Jemi gati për aderim

Akademikët shqiptarë, mesazhe për Europën: Jemi gati për aderim

Akademikët shqiptarë, mesazhe për Europën: Jemi gati për aderimI përmbylli punimet dy ditore Konferenca e 2 Akademike ndërkombëtare mbi integrimet europiane me temë bazë Integrimi i Europës-juglindore në Bashkim Europian-sfidat.

Në këtë aktivitet të dytin akademik e të mbështetur nga Ministria e Pushtetit lokal të Maqedonisë, Komuna e Tetovës dhe Çairit, Ambasada e Shqipërisë në Shkup tre Universitetet ai i Tetovës, Prishtinës dhe Tiranës u debatua mbi ekspertizën akademike të profesorëve dhe studiuesve shqiptar.

Panelet i drejtuan profesorët Teuta Arifi, Blerim Reka, Makbule Çeço, Bujar Dugolli, Salajdin Salihu, Qashif Bakiu dhe Elvana Çiçolli, duke u trajtuar aspektet juridike, ekonomike, mediatike të procesit shumë të rëndësishëm të Integrimit, transmeton INA.

Po ashtu me tema u paraqitën Fatmir Besimi zëvendëskryeministër për eurointegrime i Qeverisë së Maqedonisë, Tahir Hani ministër i pushtetit lokal, Arben Çejku ambasador i Shqipërisë në Shkup, prof.dr.Vullnet Ahmeti rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr.Blerim Reka ish ambasador i Maqedonisë në BE, prof.dr.Teuta Arifi, Naim Isjamli kryetar i Asociacionbit të Komunave të Kosovës, ish ambasadori i Maqedonisë në Suedi dhe

Skandinavi prof.dr.Agon Demjaha.
Nga diskutimet dy ditore nga pesë panelet doli një grup punues i drejtuar nga dr.Makgule Çeço i cili grup pune do të merret me përgatitjen e konkluzave të cilat do i nisë deri te ministritë përkatëse të integrimeve në rajon por edhe do tu dërgon instancave më të larta europiane si ekspertizave shqiptarëve akademike për këtë proces të rëndësishëm të rajonit.