Air Serbia

“Air Serbia” lëshon linjën ajrore Beograd – Tiranë

Air SerbiaNga Beogradi në Tiranë do të ketë nga nesër edhe një linjë ajrore. Kjo po mundësohet nga Kompania nacionale serbe “Air Serbia”, e cila ka lajmëruar se që nga nesër do të vendos linjën e re në mes Beogradit dhe Tiranës dhe fluturimet do të kryhen tre herë në javë.

E kjo linjë do të shënohet me një çmim promovues, e që kjo shifër është vetëm 99 euro për një fluturim kthyes nga Beogradi për në Tiranë.

Ky çmim, është lajmëruar që do të jetë deri më 31 dhjetor të këtij viti.