Ahmeti përsëri i drejtohet policisë

Ahmeti përsëri i drejtohet policisëLëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përsëri do t’i drejtohen sot Policisë së Kosovës për largimin e kryeshefit të ekzekutiv, Feim Salihut nga kompania “Pastrimi”.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar se kërkesën do ta dorëzojnë sot në Policinë e Kosovës në ora 11. Bashkë me Ahmetin do të jenë edhe Ardian Gashi, Genc Sherifi e Qendron Kastrati.

Lexojeni të plotë njoftimin:

Sot, e premte 20 shkurt, në ora 11:00, aksionari i përcaktuar nga kryetari Shpend Ahmeti në KRM “Pastrimi”, Ardian Gashi, Genc Sherifi i autorizuari për përfaqësimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Pastrimi” dhe Qendron Kastrati, asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojnë në stacionin policor nr. 4, në Lakrishte, kërkesën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e punës së uzurpatorit Faim Salihu.

Dje policia e Kosovës ka refuzuar ta pranojë kërkesën e njëjtë.