Ahmeti kërkon sqarime shtesë nga MTI për problemin e naftës

Ahmeti kërkon sqarime shtesë nga MTI për problemin e naftës

Ahmeti kërkon sqarime shtesë nga MTI për problemin e naftësShpend Ahmeti nuk dorëzohet, po vazhdon të kërkojë sqarime nga secili institucion përgjegjës për problemin e naftës me të cilat ngrohen shkollat e Prishtinës.

Ahmeti i ka nisur një letër sot edhe ushtruesit të detyrës së Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, nga i cili kërkon sqarimet për licencat që kjo ministri ka dhënë për kompanitë furnizuese të naftës.

“Duke ju falënderuar për letrën e dërguar me 7 janar 2014, po mundohem që të kërkoj nga ju sqarime shtesë në lidhje me problemin e naftës të cilin e kemi identifikuar javën që shkoi”.

“Ju keni konstatuar në letrën e juaj se mostra e naftës ne marrë në Shkollën Fillore “Gjergj Fishta” është JOKONFORM me kërkesat e caktuara sipas Nenit 7 të Udhëzimit Administrativ 7/2012 për vetura mirëpo është konfrom si vaj për ngrohje”.

“Që atë ditë, Komuna ju ka lajmëruar se ne nuk kemi blerë vaj për ngrohje, por naftë me squfur 10 ppm, sipas Nenit 7, ashtu siç edhe e ka konfirmuar kompania “HIB Petrol” me të cilën Komuna ka kontratë”.

“1. Prandaj, ju lus që të më dërgoni listën e kompanive që nga Ministria juaj janë të licencuara që të shesin produkte sipas neneve 8 dhe 9 të Udhëzimit Administrativ 7/2012, për vaj për ngrohje dhe vajra të rëndë”.

“2. Po ashtu, ju në letrën tuaj keni thënë se kjo vlerë edhe pse nuk është produkti të cilin e kemi blerë, ka vlerë të pranueshme të vajit për ngrohje. A keni bërë edhe vlerësimin e sistemeve ngrohëse për të parë se a janë ato në përputhje me përdorimin e vajrave të tilla? A ka Udhëzim Administrativ që përcakton se cilat janë parametrat e nevojshëm të makinave të cilat duhen të instalohen për të përdorë vajra të tilla?”

“3. A mund të na jepni shpjegimin e Ministrisë se si një kompani e cila nuk është e licencuar për të shitur vajra, dhe faturon produkt si diesel mund të ketë në pronësi naftë me nivele të larta të squfurit?”.