Ahmet Davutoglu: Turqia duhet të jetë prodhuese e teknologjisë së lartë

Ahmet Davutoglu: Turqia duhet të jetë prodhuese e teknologjisë së lartë

Ahmet Davutoglu: Turqia duhet të jetë prodhuese e teknologjisë së lartëturk, Ahmet Davutoglu, ka shpjeguar periudhën e dytë të manovrave në ekonomi, në një takim me përfaqësues të OJQ-ve në Provincën Denizli.

Davutoglu theksoi rëndësinë e rritjes ekonomike cilësore dhe shtoi se Turqia duhet të jetë tashmë një vend prodhues i teknologjisë së lartë.

Shefi i Ankarasë zyrtare pati një takim me përfaqësues të OJQ-ve në Provincën Denizli.

“Do t’ju mbështesim në çdo kërkesë tuajën”, u shpreh Kryeministri Davutoglu në një apel drejtuar sipërmarrësve të pranishëm në takim.

Gjatë një vlerësimi për të arriturat e ekonomisë së Turqisë në 12 vitet e fundit, Ahmet Davutoglu shpjegoi hapat, që do të hidhen në periudhën e dytë të manovrave në ekonomi dhe nënvizoi se mbështetja shtetërore do të vazhdojë në mënyrë që Turqia të bëhet një vend prodhues i teknologjisë së lartë.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe mbi rëndësinë e strukturës demografike në ekonomi. “Popullsinë do ta kemi dinamike, ndërsa prodhimin të lartë”, tha ndër të tjera Kryeministri Davutoglu.