“Agimi i Artë” : Qëlloni mbi shqiptarët

“Agimi i Artë” : Qëlloni mbi shqiptarët

“Agimi i Artë” : Qëlloni mbi shqiptarëtNjë video që dëshmon nxitjen dhunës kundër shqiptarëve është administruar si provë nga gjykata në Greqi. Video është gjetur në komjuterin e deputetit të Agimit të Artë Ilias Kasidiars.

Në video shfaqet një person me maskë, dhe ndërsa dëgjon se po kalon një mace, qëllon me pistoletë.Por kur i njëjti zë i thotë se po kalon një shqiptar, nuk ka më një të shtënë dhe vetëm nga një pistoletë. Personi i maskuar qëllon disa herë me pistoletë, dhe në çast shfaqen dhe shumë armë të tjera si pushkë, shotgan etj, prej të cilave gjithashtu qëllohet ndaj shënjestrës së supozuar, një shqiptar.

Video është konsideruar nga prokuroria si një provë kundër deputetëve dhe antarëve të Agimit të Artë, në procesin gjyqësor ndaj tyre. Video është administruar si provë nga Gjykata.

Kjo është video e dytë që gjykata në Greqi e pranon si provë në dosjen ndaj deputetëve dhe antarëve të Agimi të Artë. Edhe video e parë kishte në qendër të saj nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve, teksa antarë të kësaj partie lëshonin thirrje se do ti rrjepin shqiptarët e me lëkurën e tyre do të qepnin rroba.

Agimi i Artë ka reaguar në lidhje me këtë video duke e konsideruar një farsë, pasi ajo është hedhur në internet që në vitin 2009 dhe kjo parti nuk ka lidhje me publikimin e saj.

Sa i përket hetimit komisioni parlamentar i Etikës një ditë më parë ka votuar dhe rekomanduar heqjen e imunitetit të kreut të partisë, Nikos Mihaloliakos, deputetit Kristos Papas dhe Nikos Lagos, të cilët janë të paraburgosur.