“Agimi i Artë” protestë në kufi, bllokohet “Kapshtica” për të shmangur incidentet

“Agimi i Artë” protestë në kufi, bllokohet “Kapshtica” për të shmangur incidentet

“Agimi i Artë” protestë në kufi, bllokohet “Kapshtica” për të shmangur incidentetPërfaqësues të “Agimit të Artë” kanë protestuar gjatë paradites së të Dielës, në pjesën greke të kufirit. Ende nuk është mësuar motivi konkret i protestës e cila zgjati më shumë se një orë dhe krijoi rradhë në kufi.

Pavarësisht tubimit të përfaqësuesve të “Agimit të Artë” në pikën kufitare të Kapshticës, nuk është shënuar asnjë incident i rëndë. Emigrantët shqiptarë kanë kaluar pa asnjë problem në kufi, megjithëse është krijuar një rradhë e gjatë që shkonte në disa kilometra.

Për të stabilizuar situatën pritet që pala shqiptare të nisë punën me tre sportele për të stabilizuar situatën. Megjithatë ajo që binte në sy ka qenë një grumbullim i madh i forcave policore të cilat kanë monitoruar protestën.

Ndërkohë që edhe përfaqësuesit grek të kufirit të Kapshticës nuk kanë dhënë asnjë shpjegim konkret  në lidhje me protestën e zhvilluar. Aktualisht protesta e përfaqësuesve të “Agimit të Artë” është zhvendosur në afërsi të Kosturit.