Agim Bahtiri zgjatet orari i punës në Gjendjen Civile në Mitrovicë

Agim Bahtiri zgjatet orari i punës në Gjendjen Civile në Mitrovicë

Agim Bahtiri zgjatet orari i punës në Gjendjen Civile në MitrovicëAutoritetet komunale në Mitrovicë, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që të zgjatet orari i punës për shërbimet e Gjendjes Civile- nga ora 8:00 deri në ora 19:00.

Në arsyetim thuhet se ky vendim ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve të Mitrovicës që ky orar të zgjatet, në mënyrë që të kenë mundësi edhe punonjësit që janë në marrëdhënie pune për rregullimin e dokumenteve.

“Një pjese e madhe e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune nuk e kanë mundësinë të dalin nga vendi i tyre i punës për t`i rregulluar dokumentacionet personale të gjendjes civile, andaj me orarin e zgjatur të punës, prej orës (8:00 deri në ora 19:00), do t’i mundësohej edhe kësaj kategorie që t`i marrin shërbimet civile”, ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, Avdullah Bejtullahu.

Sipas tij, orari i punës do të përshtatet në atë mënyrë që çdo punonjës i komunës do të punojë aq orë sa parashihet me ligj.

“Orarin e përshtatur të punës, për punëtorët e Gjendjes Civile, do ta bëjë Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, dhe çdo punëtor i administratës komunale do të punojë vetëm 8 orë në ditë”, ka shtuar ai.

Sipas Bejtullahut, nga muaji maj i këtij viti, në kohen e ardhjes së bashkë-atdhetarëve nga diaspora orari i punës mund do të zgjatet deri në orën 21:00.

Dokumentet më të cilët qytetarët mund të pajisen deri në orën 19:00 janë: certifikata e lindjes, e vdekjes, certifikata e shtetësisë, e vendbanimit, e kurorëzimit, etj.