Agim Bahtiri mbledh investitorët botërorë në Mitrovicë

Agim Bahtiri mbledh investitorët botërorë në Mitrovicë

Agim Bahtiri mbledh investitorët botërorë në MitrovicëKomuna e Mitrovicës nuk ka mbetur duarthatë nga konferenca ndërkombëtare e investitorëve të huaj, që është mbajtur të enjten në këtë qytet. Kjo komunë ka përfituar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) 300 mijë euro për krijimin e parkut të biznesit në kuadër të zonës së lirë ekonomike.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë investitorë nga Koreja e Jugu, Kina, Japonia, Lituania, Italia të cilët janë njohur më për së afërmi me mundësitë që ofron ky qytet për investitorë të huaj. Agrobiznesi, turizmi dhe minierat ishin vetëm disa nga fushat ku investitorët e huaj e kanë mundësinë e shtrirjes së biznesit të tyre.

Zyrtarë institucionalë kanë thënë se qyteti i Mitrovicës ofron mundësi të mëdha për investime në fusha të ndryshme, andaj investitorët e huaj, por edhe ata vendorë, duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë, të kenë mundësi të punësimit, zhvillimit dhe të rritjes së mirëqenies së tyre.

Gjatë kësaj konference u nënshkrua marrëveshja mes ministrit Nikaj dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për krijimin e parkut të biznesit në kuadër të zonës së lirë ekonomike, me një investim prej 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.