Afganistani nis ofensivë kundër talibanëve

Afganistani nis ofensivë kundër talibanëve

Afganistani nis ofensivë kundër talibanëveForcat e sigurisë afgane kanë nisur një ofensivë të madhe kundër militantëve talibanë, përpara se grupi të nisë ofensivën e pranverës.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se operacioni, i koduar si Zolfiqar, ka nisur në provincën Helmand, që është vatër e kryengritjes talibane.Sipas burimit të njëjtë, operacioni do të godasë militantët edhe në provincat Kandahar, Farah dhe Oruzgan.

“Ky është operacion plotësisht afgan dhe i udhëhequr nga afganët. Do të vazhdojë derisa të arrihet sukses”, ka thënë gjenerali Abdul Khaliq, i cili komandon operacionin.

Kjo është ofensiva e parë e madhe e forcave afgane të sigurisë prejse forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë përfunduar formalisht misionin luftarak në Afganistan, në fund të vitit 2014.