Aferën me “veturë” Rexhepit dyshohet se ia ka montuar nipi i Azem Sylës

Aferën me “veturë” Rexhepit dyshohet se ia ka montuar nipi i Azem Sylës

Aferën me “veturë” Rexhepit dyshohet se ia ka montuar nipi i Azem SylësBajram Rexhepit aferën e veturës “së vjedhur” dyshohet se ia ka montuar Gazmend Hoxha, ish-shefi i Drejtorisë kundër krimit të organizuar, ka bërë të ditur një burim i gazetës, i afërm me ministrin e Punëve të Brendshme.

Hoxha aktualisht është drejtor i Drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj.“Është e vërtetë që ky rast i është montuar ministrit Bajram Rexhepi pikërisht për shkak të ndryshimeve dhe shkarkimeve që kishin ndodhur në Polici.

Në krye të kësaj qëndron Gazmend Hoxha – nipi i Azem Sylës, i cili ka qenë i pakënaqur me shkarkimin.

Ai gjithmonë është thirrur në emrin e Sylës, ndërsa në të dyshon edhe vetë ministri”, ka thënë burimi. (A ishte bërë afera për hakmarrje, a ka qenë e vjedhur vetura, sa kishte kushtuar ajo, kush nuk do ta komentojë këtë aferë, kush e akuzon Rexhepin për dëmtim imazhi,./koha/