largea_aferdita-dreshaj-jpg11348916693

Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën seksuale me Shpatin

Është një nga vajzat më të bukura që show biz-i shqiptar ka nxjerrë. Mban mbi krye kurorën e një miss-i, ka një karrierë të shkëlqyer si modele dhe për më tepër është një këngëtare e pëlqyer.

Afërdita Dreshaj, është veç të tjerash, një nga ato goca që nuk kalojnë dot pa u vënë re. E gjatë dhe me linja të përsosura trupore, e kapardisur apo jo, ajo gjithmonë tërheq vëmendje. E si ajo vetë, jemi të bindur që do të ngjallë kuriozitet edhe kjo intervistë që kemi realizuar me Afërditën…
Afërdita, si po kalon këto kohë? 
Në Amerikë kalohet gjithmonë mirë. Prej shtatë ditësh jam në New York për shkak të punës. Megjithatë, për pak do të nisem në Chicago, ku më presin edhe atje nja katër ditë pune.
Me çfarë po merresh më konkretisht? 
Modelim, çfarë tjetër. Jam duke realizuar photoshooting për firma të ndryshme.
Ti je një nga shqiptaret që bëjnë karrierë si modele në Amerikë, veçse, me gjithë linjat e përsosura nuk ke arritur të kesh suksesin e Anxhela Martinit, të cilën e ke edhe shoqe, apo Emina Çunmulajt. Përpjekjet dhe angazhimi yt nuk kanë qenë siç duhet, apo nuk ke pasur fat? 
Çdokush ka suksesin dhe vendin e tij në Amerikë. Unë gëzohem për suksesin e Anxhelës, madje e kam shumë shoqe të mirë. Këtë javë kemi punuar bashkë për të njëjtin dizajner.
E kemi parë që jeni shoqe të mira, përmes fotove që na ke servirur në Facebook, po na trego pak si je njohur me të? 
Jemi njohur përmes fotografit të mirënjohur Fadil Berisha. Në studion e tij jemi takuar për herë të parë.
Qëndrojmë pak tek Amerika. E ke menduar ndonjëherë t’i futesh këngës atje?
Shprehja është: Kurrë mos thuaj kurrë, por unë për momentin nuk e mendoj. Të ardhmes nuk i dihet.
Që ta kuptojmë, cili nga këto dy pasione është prioritar për ty, këndimi apo modelimi? 
Modelingu është jeta ime. Kam vite që investoj në të, ndërsa muzika është një dashuri e re, e kultivuar së fundmi. Si pasojë, e vjetra peshon më shumë.
Po, kush të sjell më shumë fitime? Edhe këtu fiton modelimi.
Ke në plan ndonjë këngë të re apo pjesëmarrjen në ndonjë kompeticion muzikor? Për momentin jo. Jam në USA dhe kam shumë punë këtu deri nga fundi i nëntorit. E kishte marrë malli Amerikën për mua (qesh).
Po ai dueti historik me Shpatin, kur do vijë?
Ai dueti, do vazhdojë të mbetet historik.
Duket sikur ju të dy qëndroni shumë pak bashkë. Sa herë takoheni? 
Pjesën më të madhe të kohës jemi bashkë. Thuajse jemi të martuar (qesh). Normalisht punët na ndajnë ndonjëherë, por me rëndësi është që asnjëherë nuk kalon shumë kohë pa u parë me njëri-tjetrin.
Si rrjedhojë e kësaj, sa herë në muaj kryeni marrëdhënie? 
Në muaj apo në ditë është pyetja (qesh)?!
Si është Shpati në shtrat? Ashtu siç unë e dua. Edhe për sa kohë do ta shtyni martesën? Sinqerisht kjo pyetje u bë histori. Nuk e di, kemi shumë punë dhe nuk mendoj se mar-tesa zgjidh ndonjë gjë më shumë se sa jemi tani. Ne si të martuar jemi (qesh).
Si e imagjinon dasmën tënde? 
Të bukur, natyrisht…
E mendon veten nënë? Sa fëmijë dëshiron të kesh?
E mendoj veten nënë, por jo së afërmi.
A merresh ti me punë shtëpie? Di të gatuash, të lash rrobat, të qepësh, të hekurosësh, të marrësh pluhurat? 
Di t’i bëj të gjitha punët që përmende, pra jam “vajzë për shtëpi”, por për këtë gjë kemi një person që kujdeset e që nuk më lë mua radhë të bëj asgjë, çka tek unë përkthehet në lumturi (qesh).
Çfarë pëlqen më shumë tek Shpati? 
Sinqeritetin, butësinë dhe buzëqeshjen.
Çfarë nuk duron dot? Po të mos duroja diçka, nuk do isha me të.
A është zënë ndonjëherë Shpati për ty me një mashkull? 
Kurrë.
Po ti, je zënë për të me ndonjë femër? 
Kurrë.
Miqësia me Adelina Tahirin, është e vërtetë që ka marrë fund? 
Kush i nxjerr këto lajme koti?! Adelinën e kam si motër.
Si përfundim, kur do të të shohim sërish në Tiranë? 
Nga fundi i nëntorit. Deri atëherë: Ju dua.