Afellay i ofrohet Arsenalit dhe Interit
Ibrahim Afellay duket se është në rrugë për t’u larguar nga Barcelona këtë afat kalimtar veror, pasi katalanasit i kanë thënë agjentit të tij, Rob Jansen, se holandezi nuk është më në planet e klubit.
Blaugranët janë të interesuar ta shndërrojnë në para Afellayn me qëllim për të krijuar fonde për të transferuar mbrojtësin e Athletic Bilbao, Javi Martinez, dhe si pasojë agjenti ua ka ofruar 26-vjeçarin Arsenalit dhe Interit.
Një ofertë rreth 6 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të transferuar holandezin, dhe Interi seriozisht është duke menduar në këtë drejtim.
Edhe Arsenali më herët kishte qenë i interesuar për mesfushorin në vitin 2011, por aso kohe u mposht për nënshkrimin e tij nga klubi katalanas.