Adrian Gaxha mbështetet tek Elia Shena

Adrian Gaxha mbështetet tek Elia Shena

Janë të dy pjesëmarrës në “Kënga Magjike”, por mesa duket janë edhe miq të mirë. Menjëherë pas përfundimit të natës së parë të festivalit, këngëtarët kanë dëfryer në pub me njëri-tjetrin.

Dhe ja tek shohim edhe Adrian Gaxhën së bashku me simpatiken, Elia Shena.

Ai e ka vendosur kokën në një pozicion jo fort të favorshëm, por gjithsesi komod të paktën për të. Megjithatë Elia, nuk duket aspak e bezdisur nga Adriani.