Adem Salihaj: Askush nuk mund ta mohoj veprimtarinë kriminale të SHIK-ut

Adem Salihaj: Askush nuk mund ta mohoj veprimtarinë kriminale të SHIK-ut

Adem Salihaj: Askush nuk mund ta mohoj veprimtarinë kriminale të SHIK-utDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj ndaj të cilit është bërë atentat pas luftës, e konsideron si të pamohueshëm faktin se vrasjet politike në Kosovë kanë ndodhur.

Kjo sipas tij është vërtetuar edhe me vendime gjyqësore dhe se janë disa pjesëtarë të SHIK-ut apo të strukturave tjera ,nga të cilat kanë dalë SHIK-u dhe PDK-ja,të cilët janë të dënuar dhe mbajnë dënime me burg për vrasjet që kanë bërë.

“Vrasjet me motive politike në periudhën gjatë luftës dhe pas luftës janë të shumta dhe janë shumë të njohura për gjithë opinionin. Vrasja e Enver malokut,Xhemal Mustafës,Ukë Bytyçit,Shaban Manajt,Smajl Hajdarajt, Sebahate Tolajt,Tahir Zemajt e shumë të tjerëve janë vrasje politike dhe janë kryer nga strukturat kriminale të PDK-së, vlerëson salihaj.

Ai thotë se nuk ka asnjë dilemë se SHIK-u është një organizatë kriminale,e cila i ka raportuar vetëm PDK-së dhe ka vepruar për llogari të PDK-së.

Sipas tij, një numër i madh dosjesh që ka mbajtur për qytetarët e Kosovës dhe lidhur me krimet që ka kryer SHIK-u, janë zhdukur apo janë fshehur.

“Fakti se ende nuk janë zbardhur shumë vrasje politike në Kosovë,nuk do të thotë aspak se ato nuk kanë ndodhur. Shumë krime nuk po arrihet të dëshmohen,sepse krimi i organizuar,i cili sot është inkorporuar në të gjitha segmentet e pushtetit dhe shtetit,po u kërcënohet dëshmitarëve,madje edhe po i likuidon ata. Njerëzit as që kanë guxim ta denoncojnë krimin,as të paraqiten në gjykatë si dëshmitar,sepse rrezikohet jeta e tyre. Ata nesër mund të mos jenë gjallë dhe familja e tyre të mos i shohë kurrë”, thekson ai.

Ai thotë se ka raste kur gruaja ka dëshmuar në polici se krimi i organizuar ia ka rrëmbyer apo torturuar burrin,por pas kërcënimeve,ajo detyrohet ta ndryshojë deklaratën e saj dhe ta akuzojë burrin e saj se po rrenë.
“Kjo është e tmerrshme dhe tregon se krimi i organizuar në Kosovës,respektivisht SHIK-u është ende aq i fortë,sa që pa asnjë pasojë mund ti vrasë dhe likuidojë të gjithë ata që kanë guximin të dëshmojnë para gjykatave për krimet e tyre. Kjo situatë,për fatin tonë të keq dhe të Kosovës mund dhe do të zgjasë ende,sepse mafia e Kosovës,ka arritur të likuidojë apo kërcënojnë një numër të madh dëshmitarësh si dhe të korruptojë edhe prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë”,përfundon Salihaj.

Ndryshe, dje gjatë seancës plenare deputetja e LDK-së Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit Evner Maloku i vrarë pas luftës në Kosovë, kishte drejtuar disa pyetje lidhur me vrasjet politike tek kreu i Kuvendit të Kosovës ish drejtori i SHIK-ut Kadri Veseli.