Adem Salihaj: Askush nuk është më përgjegjës se kreu i SHIK-ut për vrasjet politike në Kosovë

Adem Salihaj: Askush nuk është më përgjegjës se kreu i SHIK-ut për vrasjet politike në Kosovë

Adem Salihaj: Askush nuk është më përgjegjës se kreu i SHIK-ut për vrasjet politike në KosovëAdem Salihaj është një nga viktimat e gjalla të krimeve politike të pas luftës. Tentuan ta privonin nga jeta më 12 qershor të vitit 2000, por fatmirësisht nuk ia arritën.

Për atentatin ndaj tij, janë të dënuar disa persona në rastin “Bllaca2”, shumica prej të cilëve gjenden në arrati. Adem Salihaj sërish është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nga ky pozicion bashkë me disa deputetë të tjerë të LDK-së, kërkojnë zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Gjatë intervistës për “Bota sot”, deputeti Salihaj thotë se SHIK-u është adresa e vetme ku duhet kërkohet llogari për vrasjet politike në Kosovë. Ai është skeptik edhe për Gjykatën Speciale.

“Bota sot”: Z. Salihaj kemi parë kohët e fundit në Kuvendin e Kosovës disa deputetë, të cilët kërkojnë llogari nga kreu i Kuvendit lidhur me vrasjet politike, çfarë mendimi keni ju lidhur me këtë?

Adem Salihaj: Askush nuk është më shumë përgjegjës se kreu i SHIK-ut për vrasjet politike në Kosovë. Çdo përpjekje për ta mjegulluar situatën është e kotë. Deputetët që po kërkojnë llogari në Kuvend nga kreu i SHIK-ut kanë plotësisht të drejtë. Unë këtë e kam kërkuar me vite e vite, që nga viti 2000, por zëri im nuk është dëgjuar apo është mbytur nga zhurma e mediave të kontrolluara apo të ndikuara nga SHIK-u. Ngado që të fillojnë, gjithnjë në fund do të arrijnë te krerët e SHIK-ut. SHIK-u është adresa e vetme ku duhet t’i kërkojmë vrasjet politike në Kosovë.