Adem Grabovci: Absurde, formimi i qeverisë pa PDK-në

Adem Grabovci: Absurde, formimi i qeverisë pa PDK-në

Adem Grabovci: Absurde, formimi i qeverisë pa PDK-nëNënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-Nisma është duke bllokuar formimin e institucioneve të reja.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të këtij koalicioni ta respektojnë Kushtetutën dhe institucionet shtetërore në mënyrë që të kthehet jeta normale në vend.

Grabovci ka thënë se është absurde të mendohet që qeveria e ardhshme të formohet pa PDK-në, shkruan Epoka e Re.

“Është absurde të mendohet të kemi qeveri pa ata që kanë marrë besimin nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Grabovci, duke shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të grupit parlamentar të PDK-së sa i përket seancës konstituive të Kuvendit.

Grabovci nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje të reja. /Epoka e re/