Adelina me plis e me të brendshme

Adelina me plis e me të brendshme

Këto ditë kemi rastits t’i shohim këngëtaret tona super ekspresive për festën e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë. Disa me flamur e me plis, disa madje pozuan edhe të zhveshura si dedikim për 100 vjetorin.

Shumica, këto ditë kanë qenë të angazhuara nëpër mbrëmje muzikore e ndër to edhe këngëtarja, Adelina Tahiri.

Ajo ka qenë mbrëmë në Dardanë për ti argëtuar fansat e saj ndërkaq, çfarë ka rënë në sy është një kombinim jo edhe aq i denjë sa i përket veshjes.
Adelina mbante në kokë një plis e në anën tjetër ishte e veshur vetëm me të brendshme. Ndonëse një kombim ky jo i denjë për festën në fjalë, sidoqoftë kjo gjë nuk i ka penguar asaj që ta ndez atmosferën e ti argëtoj fansat.